Situata e sigurisë në vend, Kurti e Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas. Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, si dhe për situatën e sigurisë në vend. […]
![Situata e sigurisë në vend, Kurti e Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649563-situata-e-sigurise-ne-vend-kurti-e-svecla-takojne-komandantin-e-kfor-it.jpg)
![situata-e-sigurise-ne-vend,-kurti-e-svecla-takojne-komandantin-e-kfor-it](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649563-situata-e-sigurise-ne-vend-kurti-e-svecla-takojne-komandantin-e-kfor-it.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, si dhe për situatën e sigurisë në vend.
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë. Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.