Skandali i mikrokredive, Begaj letër Kuvendit, Presidenti: Institucionet kompetente të ngriheshin në alarm

Presidenti Bajram Begaj i ka drejtuar një letër me kritika Kuvendit të Shqipërisë, pas disa gjetjeve dhe konstatimeve që bërë për skandalin me mikrokreditë. Kritikën nuk e ka posaçërisht me Kuvendin, por faktin që sipas tij, sistemet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar, madje, shton ai,  që janë penguar me dashje të funksionojnë, për të mbrojtur qytetarët [...]Read More...

Skandali i mikrokredive, Begaj letër Kuvendit, Presidenti: Institucionet kompetente të ngriheshin në alarm

Presidenti Bajram Begaj i ka drejtuar një letër me kritika Kuvendit të Shqipërisë, pas disa gjetjeve dhe konstatimeve që bërë për skandalin me mikrokreditë.

Kritikën nuk e ka posaçërisht me Kuvendin, por faktin që sipas tij, sistemet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar, madje, shton ai,  që janë penguar me dashje të funksionojnë, për të mbrojtur qytetarët që janë grabitur përmes mikrokredive, që është një çështje penale.

 “Përhapja në një masë të madhe njerëzish dhe për një kohë relativisht të gjatë e kësaj skeme abuzimi ka krijuar hapësira për të hedhur dyshimin se sistemet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar apo që janë penguar me dashje të funksionojnë. Këto pretendime përbëjnë shqetësim të vërtetë dhe kërkojnë përgënjeshtrim bindës nga të gjitha institucionet kompetente”.

Vjedhjen përmes mikrokredive, kreu i shtetit, e quan mekanizimin kriminal, ku kanë rënë pre një numër i lartë qytetarësh.

“Përballë kemi një rast flagrant abuzimi, që ka qenë i shtrirë në një kohë relativisht të gjatë dhe, për më tepër, një vepër penale të kryer nga subjekte të cilat kanë qenë, për shkak të funksionit, nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore, kompanitë e mikrokreditit nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, kurse përmbaruesit privatë nën mbikëqyrjen e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë dhe të Ministrisë së Drejtësisë”.

Këto, që Begaj i ka identifikuar si pjesë të skemës, sikurse janë përmbaruesit privatë, duhet të ishin zbuluar me kohë dhe korrigjuar nga inspektimet rutinë të autoriteteve shtetërore.

Letra ka adresim tek Komisioni i Ligjeve dhe të Ekonomisë, pasi sic thotë Begaj, është institucioni i vetëm kompetentë që mund ti jap zgjidhje të plotë dhe përfundimtare. “Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve”, shkruan kreu i shtetit.

/abcnews.al/