Sot mbahet paneli i diskutimit: “Pozita dhe roli i gruas shqiptare në zonat rurale: mundësitë dhe sfidat”

Shoqata për Avancimin e Praktikave Gazetareske “Mediat Inovative – Shkup” në kuadër të së cilët udhëhiqet Portalb.mk organizon panelin e diskutimit “Pozita dhe roli i gruas shqiptare në zonat rurale: mundësitë dhe sfidat”. Diskutimi do të mbahet të enjten, më 5 shtator 2024, me fillim prej orës 16.00 në hotelin City Park Hotel, Shkup.  Në […]

Sot mbahet paneli i diskutimit: “Pozita dhe roli i gruas shqiptare në zonat rurale: mundësitë dhe sfidat”
Foto: Mediat Inovative/Portalb.mk

Shoqata për Avancimin e Praktikave Gazetareske “Mediat Inovative – Shkup” në kuadër të së cilët udhëhiqet Portalb.mk organizon panelin e diskutimit “Pozita dhe roli i gruas shqiptare në zonat rurale: mundësitë dhe sfidat”.

Diskutimi do të mbahet të enjten, më 5 shtator 2024, me fillim prej orës 16.00 hotelin City Park Hotel, Shkup. 

Në këtë panel do të marrin pjesë eksperte dhe profesioniste të ndryshme do të diskutohet çështjet më me rëndësi që prekin gratë shqiptare, sidomos ato në zonat rurale, duke filluar nga sfidat që ato përballen, mundësitë për fuqizimin e tyre si dhe për strategjitë për përmirësimin e pozitës së tyre shoqërore dhe ekonomike. 

Folëse do të jenë: Kryetarja e Rrjetit të Grave në Shkencë, Elisabeta Bajrami Ollogu; profesoresha universitare, Gjylimsere Kasapi; kryetarja e këshillit ekzekutiv të organizatës “Antiko”, Gjynere Nebiu; Mevlude Thaçi nga organizata “Dua Ylberin”; si dhe ekspertet Mjellma Mehmeti dhe Venera Gudaçi. Panelin do ta moderojë Elida Zylbeari.

Ngjarja është e hapur për publikun ndërsa të interesuarit mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën elektronike: [email protected] 

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit Raportimi i besueshëm dhe i larmishëm në gjuhën shqipe” i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Këshilli Britanik në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, Fondacioni Thomson dhe Qendra Ndërkombëtare e trajnimit dhe kërkimit te OJQ-ve, INTRAC.