Studiuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare gjatë kërkimeve shkencore

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që deri më 31 maj të këtij viti do të jetë afati i fundit për aplikime në thirrjen rajonale për mobilitetin e studiuesve të rinj nga Ballkani Perëndimor, raporton Portalb.mk. “Programi do të angazhojë studiues me buxhet të përgjithshëm prej 100,000 euro dhe do […]

Studiuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare gjatë kërkimeve shkencore
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që deri më 31 maj të këtij viti do të jetë afati i fundit për aplikime në thirrjen rajonale për mobilitetin e studiuesve të rinj nga Ballkani Perëndimor, raporton Portalb.mk.

“Programi do të angazhojë studiues me buxhet të përgjithshëm prej 100,000 euro dhe do të ndajë grante deri në 5,000 euro për studiues individual. Këto grante do të mbështesin projekte të cilët  zgjasin  prej dy javë deri në gjashtë muaj, duke u mundësuar studiuesve të përfshihen  në aktivitetet kyçe të kërkimit dhe inovacionit të nxitura nga mobiliteti në Ballkanin Perëndimor”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Këtë të drejtë do të mund të shfrytëzojnë studiuesit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Përmes kësaj mundësie, studiuesit do të mund të marrin mbështetje financiare gjatë qëndrimit të tyre në universitetet e institucionet kërkimore në Ballkanin Perëndimor.

“Modeli i Mobilitetit i Ballkanit Perëndimor është e hapur për studentët e doktoraturës dhe studiuesit pas doktoraturës që kanë përfunduar studimet e tyre të doktoratës brenda shtatë viteve të fundit”, sqaroi Ministria, duke theksuar që temat që do të pranohen janë nga shkencat sociale dhe humane.

Ky program është pjesë e projektit Policy Answers në kuadër të Horizon Europe.