Sulmet ndaj mediave, OSBE: Liria e medias dhe integritetit gazetaresk janë themele të një shoqërie demokratike

OSBE në Kosovë ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj mediave që janë bërë ditëve të fundit, pas një kronike e lajmi të RTK-së ku dy media kosovare i ndërlidh me Serbinë. Në lidhje me këtë, OSBE ka deklaruar se liria  e medias dhe integritetit gazetaresk janë themele në një shoqëri demokratike. Po ashtu kanë […]

Sulmet ndaj mediave, OSBE: Liria e medias dhe integritetit gazetaresk janë themele të një shoqërie demokratike
sulmet-ndaj-mediave,-osbe:-liria-e-medias-dhe-integritetit-gazetaresk-jane-themele-te-nje-shoqerie-demokratike

sulmet-ndaj-mediave,-osbe:-liria-e-medias-dhe-integritetit-gazetaresk-jane-themele-te-nje-shoqerie-demokratike

OSBE në Kosovë ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj mediave që janë bërë ditëve të fundit, pas një kronike e lajmi të RTK-së ku dy media kosovare i ndërlidh me Serbinë.

Në lidhje me këtë, OSBE ka deklaruar se liria  e medias dhe integritetit gazetaresk janë themele në një shoqëri demokratike.

Po ashtu kanë përshëndetur vendimin e bordit të RTK-së për të krijuar një komision që do të shqyrtojë të gjitha shqetësimet në lidhje me këtë situatë.

“Liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë themele të një shoqërie demokratike. Ne e vlerësojmë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës për vendimin e tyre të shpejtë për të rishikuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, duke adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editorial”, thuhet në deklarimin e OSBE në “X”, të mërkurën.