Sulmet ukrainase në rajonet ruse, Putin tërheq propozimin për paqe

Oferta “bujare” për paqe e Vladimir Putin “nuk është më në tryezë” pas pushtimit të Ukrainës në rajonin kufitar të Rusisë Kursk. Kështu ka thënë një zyrtar i Kremlinit, shkruan Sky News. Dmitry Polyanskiy, zëvendës i dërguari i Rusisë në OKB, tha në një takim në selinë e organizatës: “Në qershor, Rusia i bëri një [...]Read More...

Sulmet ukrainase në rajonet ruse, Putin tërheq propozimin për paqe

Oferta “bujare” për paqe e Vladimir Putin “nuk është më në tryezë” pas pushtimit të Ukrainës në rajonin kufitar të Rusisë Kursk. Kështu ka thënë një zyrtar i Kremlinit, shkruan Sky News.

Dmitry Polyanskiy, zëvendës i dërguari i Rusisë në OKB, tha në një takim në selinë e organizatës: “Në qershor, Rusia i bëri një ofertë bujare Ukrainës, por një javë më parë, regjimi i Zelenskyy zgjodhi përshkallëzimin, duke bërë një sulm në rajonin e Kurskut. “

Ai vazhdoi duke thënë se oferta “nuk ishte më në tavolinë”. 

“Ky është një hap për të cilin Ukraina do të pendohet më vonë,” shtoi ai./abcnews.al