Tahiri: Arratisja e Enver Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për të shkuar në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari. Postimi i tij […]

Tahiri: Arratisja e Enver Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për të shkuar në zgjedhje
tahiri:-arratisja-e-enver-sekiraqes-deshtimi-i-radhes-i-drejtesise,-nje-arsye-me-shume-per-te-shkuar-ne-zgjedhje

tahiri:-arratisja-e-enver-sekiraqes-deshtimi-i-radhes-i-drejtesise,-nje-arsye-me-shume-per-te-shkuar-ne-zgjedhje


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Postimi i tij i plotë:

Niveli i sundimit të ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. “Të fortët” që sfidojnë ligjin çdo herë e më shumë po inkurajohen nga qeveria e paaftë që ka dështuar për të fuqizuar luftën kundër krimit.

Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme.