Tahiri: Kurti t’i përgjigjet ftesës sonë që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që kryeministri Albin Kurti t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së tyre që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 9 qershor. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk deshi t’i komentojë sondazhet e publikuara së fundmi, por përsëriti thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë […]

Tahiri: Kurti t’i përgjigjet ftesës sonë që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor
tahiri:-kurti-t’i-pergjigjet-fteses-sone-qe-zgjedhjet-te-mbahen-me-9-qershor

tahiri:-kurti-t’i-pergjigjet-fteses-sone-qe-zgjedhjet-te-mbahen-me-9-qershor

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që kryeministri Albin Kurti t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së tyre që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 9 qershor.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk deshi t’i komentojë sondazhet e publikuara së fundmi, por përsëriti thirrjen për zgjedhje të parakohshme.

“Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne i bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti edhe qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje që të mos frikësohen dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike ashtu siç kemi kërkuar që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Deputeti i PDK-së tha se zgjedhjet nevojiten “për nxjerrjen e vendit nga kriza” dhe nga sanksionet.

“Ne nuk kemi as edhe një dyshim, po them as edhe një dyshim: mandatari i cili do ta themelojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës do të jetë mandatari i Partisë Demokratike, zoti Bedri Hamza”, tha Tahiri.

“Ne konsiderojmë që vendimi ynë është që t’i propozojmë vendit që të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor. Është vendim i drejtë, është një vendim i cili çon në krijimin e një qeverie të re, dhe ajo e qeveri e drejtuar nga kryeministri Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga kjo krizë ekonomike e cila e ka kapluar vendin tonë dhe në anën tjetër, do të na nxjerrë nga sanksionet që na janë vënë nga Bashkimi Europian”, shtoi ai.