Takohet kryesia e PDK-së, theksohet se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile dhe kompetente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve të PDK-së, ku temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend. “Kryetari Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen […]

Takohet kryesia e PDK-së, theksohet se Kosovës i duhet një Qeveri kredibile dhe kompetente
takohet-kryesia-e-pdk-se,-theksohet-se-kosoves-i-duhet-nje-qeveri-kredibile-dhe-kompetente

takohet-kryesia-e-pdk-se,-theksohet-se-kosoves-i-duhet-nje-qeveri-kredibile-dhe-kompetente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryesinë e partisë dhe me kolegjiumin e kryetarëve të degëve të PDK-së, ku temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kryetari Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e mundësisë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ka theksuar se PDK-ja e ka dëshmuar seriozitetin e saj për t’i dhënë fund qeverisë aktuale.

“Deri atëherë, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm opozitar në vend”, thuhet tutje në njoftim.

I pari i partisë opozitare ka theksuar se PDK-ja e ka ofruar alternativën “më të mirë” për qytetarët, përmes propozimit të kandatit për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.