Të ardhurat e Apple janë rritur pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone-ve

Apple raportoi 85.8 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë të 2024 duke tejkaluar pritshmëritë dhe rritur me 5 përqind krahasuar me një vit më parë, shkruan PCWorld Albanian. Pavarësisht rritjes investitorët ishin të shqetësuar për disa zhvillime siç ishte shitjet e iPhone që kanë ngelur në vend dhe të ardhurat në Kinë […]

Të ardhurat e Apple janë rritur pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone-ve
Apple. Foto: Armand Valendez në Canva

Apple raportoi 85.8 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë të 2024 duke tejkaluar pritshmëritë dhe rritur me 5 përqind krahasuar me një vit më parë, shkruan PCWorld Albanian.

Pavarësisht rritjes investitorët ishin të shqetësuar për disa zhvillime siç ishte shitjet e iPhone që kanë ngelur në vend dhe të ardhurat në Kinë q po bien.

Të ardhurat nga Kina ishin 14.7 miliardë dollarë, një rënie me 6.3 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa Apple përballet me konkurrentë si Huawei.

Në tërësi biznesi i iPhone gjeneroi 39.30 miliardë dollarë të ardhura, një rënie e lehtë krahasuar me 39.67 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Por si u rrit Apple me 5 përqind? Kompania solli përditësime të reja për iPad ndërsa konsumatorët u përgjigjën mirë ndërsa të ardhurat nga ky produkt u rritën me 24 përqind në 7.16 miliardë dollarë.

Biznesi i shërbimeve u rrit me 14 përqind, i veshjeve elektronike dhe aksesorëve ra me 2 përqind ndërsa i kompjuterëve Mac u rrit me 2 përqind.