Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia
Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për asnjë arsye të mos kalojnë nga Serbia. Ai tha se luftëtarët e vërtetë nuk kalojnë nga Serbia, derisa theksoi se për këtë arsye po ndodhin arrestime nga shteti serb. “Luftëtarët e vërtetë nuk […]
![Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658438-thaqi-per-veteranet-luftetaret-e-vertete-nuk-shkojne-nga-serbia.jpg)
![thaqi-per-veteranet:-luftetaret-e-vertete-nuk-shkojne-nga-serbia](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658438-thaqi-per-veteranet-luftetaret-e-vertete-nuk-shkojne-nga-serbia.jpg)
Xhevdet Thaqi nga OVL në Has të Prizrenit u ka bërë thirrje veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për asnjë arsye të mos kalojnë nga Serbia.
Ai tha se luftëtarët e vërtetë nuk kalojnë nga Serbia, derisa theksoi se për këtë arsye po ndodhin arrestime nga shteti serb.
“Luftëtarët e vërtetë nuk bien në territorin serb. Prapë ju bëj ftesë mos bini nëpër territorin e Serbisë, edhe ata që e kanë statusin e blerë me lek… kjo është një bazë e mirë që do t’i ndihmojë që shteti jugosllav nuk e ka në interes ta luftojë dikë që ka jetu në Angli e Gjermani”, u shpreh Thaqi në rtvd.