Trump u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave në një gjyq historik

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila tha se kishte […]

Trump u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave në një gjyq historik
Foto: Donald J. Trump (fb)

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila tha se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin, në këmbim të heshtjes së saj, transmeton Zëri i Amerikës.

Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Mediat amerikane njoftojnë se masa e dënimit për ish-Presidentit do të jepet në 11 korrik.

Lajmi do të përditësohet.