U lëshua në përdorim aplikacioni mobil për qytetin e Gostivarit ku qytetarët mund të raportojnë ndotjen e ajrit

Në kuadër të projektit ”Përforcimi institucional nëpërmjet qytetarisë aktive”, i cili implementohet nga Center for Youth Education and Mediation CYEM Gostivar, qyteti i Gostivarit ka përfituar aplikacion mobil EcoAlertGostivar, në të cilin qytetarët mund të raportojnë për ndotjen e ajrit, deponitë e egra, zjarret të cilat ndizen nga bujqit në sezonin pranveror dhe vjeshtor dhe […]

U lëshua në përdorim aplikacioni mobil për qytetin e Gostivarit ku qytetarët mund të raportojnë ndotjen e ajrit
Media sociale, rrjete sociale, telefon. Foto: Pixabay

Në kuadër të projektit ”Përforcimi institucional nëpërmjet qytetarisë aktive”, i cili implementohet nga Center for Youth Education and Mediation CYEM Gostivar, qyteti i Gostivarit ka përfituar aplikacion mobil EcoAlertGostivar, në të cilin qytetarët mund të raportojnë për ndotjen e ajrit, deponitë e egra, zjarret të cilat ndizen nga bujqit në sezonin pranveror dhe vjeshtor dhe kontenjerët e mbushur, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu për këtë projekt Komuna e Gostivarit është nënshkruese e memorandumit të bashkëpunimit me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit dhe reduktimin e deponive të egra. Ndërkaq, në aplikacion mobil qytetarët kanë mundësinë që të kontaktojnë N.P Komunalec për bartjen e mbetjeve të rënda.

“Ftojmë qytetarët që t’i bashkangjiten nismës tonë për një qytet të pastër, të cilët drejtpërdrejt përfshihen për efikasitet institucional”, thonë nga Center for Youth Education and Mediation.

Aplikacioni mund të merret në iOS dhe Android.

“Iniciativa zbatohet nga CYEM dhe mbështetet në kuadër të projektit “Përballja me  ndotjen e ajrit” të zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Maqedoninë e Veriut në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunat e Kavadarit, Kumanovës, Gostivarit, Strugës dhe Strumicës. Projekti është një komponent i Programit Kornizë të UNDP-së i financuar nga Suedia. Programi përfshin projektin “Ngritja e kapaciteteve komunale për zbatimin e projektit”, njoftojnë nga Center for Youth Education and Mediation.