U propozua nga Rama për postin e ministrit të Brendshëm/ Karamuço për Ervin Hoxhën: I ka rezistuar kohës. Është investim i partnerëve

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri, ku një ndër ta është Ervin Hoxha, në postin e ministrit të Brendshëm të vendit. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli rreth figurës së [...]Read More...

U propozua nga Rama për postin e ministrit të Brendshëm/ Karamuço për Ervin Hoxhën: I ka rezistuar kohës. Është investim i partnerëve

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri, ku një ndër ta është Ervin Hoxha, në postin e ministrit të Brendshëm të vendit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli rreth figurës së Hoxhës, ku tha se është një investim nga partnerët ndërkombëtarë siç është Gjermania. Më tej ai shtoi se Ervin Hoxha është një njeri që i ka rezistuar kohës dhe se do të vijë në detyrë me misionin për të luftuar korrupsionin.

“Ervin Hoxha që në moshën 13 vjeçare ka ikur nga shtëpia, ka bërë shkollën e mesme ushtarake në Turqi, më pas në Gjermani. Emri i tij është i vetmi i gdhendur si studenti më i mirë i huaj. Ky ka ardhur me misionin për të luftuar korrupsionin në rrënjë. Në i kemi parë ministrat që nuk dinë të punojnë kompjuter. Ka dy aftësi, nuk do gënjehet dot. Është investim i partnerëve tanë siç është Gjermania. Ka lidhje të jashtëzakonshme. Është njeri që i ka rezistuar kohës. Hetimi tatimor, IKMT, nuk e kanë ceduar këtë njeri, ky ka qenë një nga elementet që i kanë vajtur Ramës që Hoxha vlen si ministër.”, tha Karamuço.

/abcnews.al