U regjistrua incidenti i parë i Evropianit, 5 tifozë të plagosur
Gjashtë tifozë skocezë u plagosën sot në një aksident rrugor në Gjermani. Policia ka bërë me dije se shoferi skocez po ngiste makinën në anën e gabuar të rrugës dhe nën ndikimin e alkoolit, raporton EN. “Ne dyshojmë se shoferi skocez ishte në anën e gabuar të rrugës”, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters. […]
![U regjistrua incidenti i parë i Evropianit, 5 tifozë të plagosur](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/F1C-Gjermania-flamuri-gjerman-gjerman.webp?fit=1024%2C621&quality=80&ssl=1)
![Flamuri gjerman në Gjermani. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/F1C-Gjermania-flamuri-gjerman-gjerman.webp)
Gjashtë tifozë skocezë u plagosën sot në një aksident rrugor në Gjermani. Policia ka bërë me dije se shoferi skocez po ngiste makinën në anën e gabuar të rrugës dhe nën ndikimin e alkoolit, raporton EN.
“Ne dyshojmë se shoferi skocez ishte në anën e gabuar të rrugës”, tha policia në një deklaratë, raporton Reuters.
Nga pesë skocezët, dy u plagosën rëndë dhe tre lehtë, ndërsa një burrë nga Dyseldorfi në një makinë tjetër u plagos lehtë.
Miliona njerëz në të gjithë Evropën do të vizitojnë Gjermaninë për Kampionatin Evropian, i cili zgjat rreth një muaj, në të cilin kombëtarja skoceze luan sot ndeshjen e parë kundër mikpritësit gjerman.