Ukaj: Ideale do të ishte largimi ose dorëheqja e Kurti dhe shkuarja në zgjedhje në nëntor

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për “Front Online” se mbetët të shihet se çfarë do të arrihet në takimin e së nesërm në mes të presidentes Osmani dhe liderëve të partive politike, rreth caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve. Ukaj thotë se mund të ketë edhe një opsion që do të ishte […]

Ukaj: Ideale do të ishte largimi ose dorëheqja e Kurti dhe shkuarja në zgjedhje në nëntor
ukaj:-ideale-do-te-ishte-largimi-ose-doreheqja-e-kurti-dhe-shkuarja-ne-zgjedhje-ne-nentor

ukaj:-ideale-do-te-ishte-largimi-ose-doreheqja-e-kurti-dhe-shkuarja-ne-zgjedhje-ne-nentor


Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për “Front Online” se mbetët të shihet se çfarë do të arrihet në takimin e së nesërm në mes të presidentes Osmani dhe liderëve të partive politike, rreth caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Ukaj thotë se mund të ketë edhe një opsion që do të ishte mundësia e largimit apo dorëheqjes së kryeministrit Kurti apo edhe bashkimit të numrave në Kuvend që me e shpërnda Kuvendin e Republikës

“Presidentja i ka ftuar në takim për nesër partitë politike që me diskutu përcaktimin e datës së zgjedhjeve nacionale. Tash mbetët të shihet se çfarë do të ndodhë apo cila do të jetë data, a do të ketë një datë për gjatë muajit janar shkurt apo mund të ketë edhe një lëvizje tjetër mundësinë e largimit apo dorëheqjes së kryeministrit Kurti apo edhe bashkimit të numrave në Kuvend që me e shpërnda Kuvendin e Republikës dhe me shku në zgjedhje, edhe pse nuk mundemi me i quajt të parakohëshme”, tha ai.

Për njohësin e çështjeve politike muaji nëntor do të ishte koha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve, do të ishte e përshtatshme sipas tij sikurse për qytatrët, KQZ-në dhe partitë politike.

“Megjithatë, muaji nëntor e kanë thënë dhe po e përsëris që do të ishte koha më ideale që me ju dhanë mundësi qytetarëve për të votuar, edhe për shkak të kohës e poashtu edhe për Komisionin Qendror Zgjedhor edhe partitë politike me pas edhe anën logjistike për me u mbajtë zgjedhjet”, theksoi ai.

Ukaj thotë se zgjidhja më ideale do të ishte largimi ose dorëheqja e kryeministrit Kurti dhe shkuarja në zgjedhje para afateve kushtetuese.

“Zgjidhja më ideale, largimi ose dorëheqja e kryeministrit Kurti dhe shkuarja në zgjedhje para afateve kushtetuese, poashtu temave të cilat mund të propozohen në takimin e nesërm të partive me presidenten Osmani. Piëkrisht dorëheqja do t;i hapte mundësi një kohe më të volitshme apo përshtatshme mbajtjes së zgjedhjeve”, thotë Ukaj për Front Online.