Ulutash e njofton Osmanin me situatës së sigurisë në vend
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten për veprimet që po ndërmerren në […]
![Ulutash e njofton Osmanin me situatës së sigurisë në vend](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649511-ulutash-e-njofton-osmanin-me-situates-se-sigurise-ne-vend.jpg)
![ulutash-e-njofton-osmanin-me-situates-se-sigurise-ne-vend](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649511-ulutash-e-njofton-osmanin-me-situates-se-sigurise-ne-vend-1024x682.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.
“Presidentja Osmani e falënderoi komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, u tha në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës, komandantin e KFOR-it e priti në takim edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.