Ulutashi takohet me Muhaxherin, kryetarin e BIK-ut në Pejë dhe igumenin e Manastirit të Deçanit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin. Sipas njoftimit, këto takime të Ulutashit ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta me shumë bashkëbisedues të tij në Kosovë dhe në rajon. “Komandanti i […]

Ulutashi takohet me Muhaxherin, kryetarin e BIK-ut në Pejë dhe igumenin e Manastirit të Deçanit
ulutashi-takohet-me-muhaxherin,-kryetarin-e-bik-ut-ne-peje-dhe-igumenin-e-manastirit-te-decanit

ulutashi-takohet-me-muhaxherin,-kryetarin-e-bik-ut-ne-peje-dhe-igumenin-e-manastirit-te-decanit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin.

Sipas njoftimit, këto takime të Ulutashit ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta me shumë bashkëbisedues të tij në Kosovë dhe në rajon.

“Komandanti i KFOR-it përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve, dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash në takim me kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash në takim me kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifajn
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash në takim me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash në takim me igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janiqin