UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili prej tyre do të marrë nga 450 euro

Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në  UP. Siç thuhet në njoftim, shuma e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro. “Këshilli […]

UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili prej tyre do të marrë nga 450 euro
up-ja-ndan-buxhet-per-studentet-me-aftesi-te-kufizuara,-secili-prej-tyre-do-te-marre-nga-450-euro

up-ja-ndan-buxhet-per-studentet-me-aftesi-te-kufizuara,-secili-prej-tyre-do-te-marre-nga-450-euro

Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në  UP.

Siç thuhet në njoftim, shuma e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro.

“Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP ne shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katërqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftimin e bërë nga Universiteti i Prishtinës. /Telegrafi/