Ushtria izraelite arrestoi 26 palestinezë në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor nën pushtim, arrestoi 26 palestinezë përfshirë edhe ish të burgosur, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet tyre […]
![Ushtria izraelite arrestoi 26 palestinezë në Bregun Perëndimor](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/10/AA-20231007-32337927-32337923-PALESTINIANS_CLASH_WITH_ISRAELI_FORCES_NEAR_ISRAELGAZA_BORDER-scaled.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Palestinezët përleshen me forcat izraelite pranë kufirit Izrael-Gaza, foto: AA](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/10/AA-20231007-32337927-32337923-PALESTINIANS_CLASH_WITH_ISRAELI_FORCES_NEAR_ISRAELGAZA_BORDER-scaled.jpg)
Ushtria izraelite në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor nën pushtim, arrestoi 26 palestinezë përfshirë edhe ish të burgosur, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.
Bastisjet në fjalë janë intensifikuar në Al-Khalil dhe Ramallah dhe se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë e palestinezëve dhe i kanë goditur ato. Që nga dje e deri më sot ushtria izraelite ka arrestuar 26 palestinezë, përfshirë edhe ish të burgosur në Bregun Perëndimor.
Bashkë me të arrestuarit e fundit, numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.800. Statistikat në fjalë, përfshijnë arrestimet që vazhdojnë që nga 7 tetori dhe të liruarit më pas.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.