Vangjel Tavo mbyll fushatën/ Kandidati i Himarës, intervistë ekskluzive për ABC News: Fitorja do jetë e thellë

DHËRMI- Në përmbyllje të fushatës elektorale, Vangjel Tavo shprehet edhe më i bindur për një fitore të thellë të dielën e 4 gushtit në zgjedhjet e pjesshme vendore të Himarës. Në një intervistë ekskluzive për ABC News, nga Dhërmiu kandidati socialist ka deklaruar se këtë siguri ja kanë dhënë qytetarët himariotë gjatë kësaj periudhe të [...]Read More...

Vangjel Tavo mbyll fushatën/ Kandidati i Himarës, intervistë ekskluzive për ABC News: Fitorja do jetë e thellë

DHËRMI- Në përmbyllje të fushatës elektorale, Vangjel Tavo shprehet edhe më i bindur për një fitore të thellë të dielën e 4 gushtit në zgjedhjet e pjesshme vendore të Himarës.

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, nga Dhërmiu kandidati socialist ka deklaruar se këtë siguri ja kanë dhënë qytetarët himariotë gjatë kësaj periudhe të cilët I kanë hapur derën dhe zemrën.

“Unë nuk bëj sondazhe, sepse nuk jam i fushës për sondazhe, sepse unë jam politikan. Si politikan, me nuhatjen e politikanit të vjetër, mund t’ju them se fitorja do jetë e thellë dhe këtë e kam parë në takimet që kam bërë, me mënyrën se si njerëzit më kanë pritur”, tha ai.

Ai thotë se në këtë fushatë është inkurajuar edhe nga miqtë e tij grekë, por deklaron se Athina zyrtare nuk ka ndikuar aspak në këtë fushatë për asnjërin nga kandidatët, ndonëse e ka ndjekur me vëmendje.

“Në këto zgjedhje nuk kemi asnjë problem, situata është shumë e qetë, shumë normale. Në jam një nga politikan e vjetër që kam përfaqësuar dhe minoritetin në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu sikurse ka përfaqësuar Gjirokastrën, edhe Labërinë, Libohovën, Lunxhërinë, Tepelenë, Përmetin, kështu që gjatë gjithë karrierës time kanë krijuar miq në politikën shqiptare dhe jashtë politike dhe I kam dhe ndihmë shumë mirë dhe jam krenar që i kam, ashtu sikurse kam shumë miq në politikën greke dhe në mazhorancën greke, të cilët më kanë inkurajuar për kandidim tim për bashkinë e Himarës. Kjo në njëfarë mënyrë është një mbështetje ndaj meje. Por, absolutisht, sikurse e keni parë dhe ju, në këto zgjedhje nuk ka asnjë deklarim publik të qeverisë greke për të mbështetur njërin apo tjetrin kandidat. S’ka pasur dhe s’ka për të patur.”, tha ai.

Tavo vlerëson bashkëpunimin me Belerin si eurodeputet, ndërsa thotë se më 5 gusht fton si pjesë të stafit të tij në bashki Petro Gjikurinë.

“Beleri sot është eurodeputet. Unë e kam thënë dhe herë tjetër, që marrëdhëniet e mia në kohë të ndryshe, nuk kanë qene më të mirat e mundshme, kanë patur oshilacionet e veta. Vitet e fundit kemi pasur marrëdhënia të mira. Fredi Beleri sot është eurodeputet, është himariot dhe askush nuk dyshon që ai është i interesuar për krahinën e vet, qytetin e vet, për zhvillimin e Himarës dhe në pozicionin e eurodeputetit për një kryetar bashkie, cilido qoftë ai, nuk ka lidhje forca politike që përfaqëson, bashkëpunimi me një eurodeputet himariot, dhe çdo eurodeputet tjetër është shumë e rëndësishme dhe unë e kam konsideruar shumë të domosdoshme bashkëpunimin me zotin Beleri. Në datën 5 gusht, nëse Gjikuria do t’i humbasë, që do t’i humbasë zgjedhjet, ka vendin e nënkryetarit të lirë për të nga ana ime, e propozuar kjo disa herë, por po e them dhe sot për herë të fundit, se nesër nuk lejohet të bëjmë deklarata politike.”, shtoi ai/ abcnews.al