Vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, Putin kërcënon me “krizën e Kubës”

Vladimir Putin ka paralajmëruar SHBA-në se nëse Uashingtoni do të vendosë raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026, Rusia do të vendosë raketa të ngjashme brenda një perimetri për goditje nga Perëndimi. SHBA do të fillojë vendosjen e rakatave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026, në një [...]Read More...

Vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, Putin kërcënon me “krizën e Kubës”

Vladimir Putin ka paralajmëruar SHBA-në se nëse Uashingtoni do të vendosë raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026, Rusia do të vendosë raketa të ngjashme brenda një perimetri për goditje nga Perëndimi.

SHBA do të fillojë vendosjen e rakatave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026, në një përpjekje për të demonstruar angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe mbrojtjes europiane, thanë Uashingtoni dhe Gjermania në fillim të këtij muaji.

“Dislokimet episodike” të SHBA-së janë në përgatitje për pozicionim afatgjatë të aftësive të tilla që do të përfshijnë raketa SM-6, Tomahaëk dhe armë hipersonike zhvillimore që kanë një rreze më të madhe se ato aktuale në Europë, thanë Uashingtoni dhe Berlini.

Në një fjalim të dielën para marinarëve nga Rusia, Kina, Algjeria dhe India për të shënuar ditën e marinës ruse në ish-kryeqytetin perandorak të Shën Petersburgut, Putin i drejtua SHBA-së duke thënë se rrezikonte të shkaktonte një krizë raketash e ngjashme me luftën e ftohtë me këtë lëvizje.

“Koha e lëshimit drejt objektivave në territorin tonë të raketave të tilla, të cilat në të ardhmen mund të pajisen me koka bërthamore, do të jetë rreth 10 minuta”, tha Putin.

“Ne do të marrim masa duke marrë parasysh veprimet e Shteteve të Bashkuara, satelitëve të saj në Europë dhe në rajone të tjera të botës.”

Putin tha se SHBA po nxiste tensionet dhe kishte dërguar sistemet e raketave Typhon në Danimarkë dhe Filipine, dhe i krahasoi planet e SHBA me vendimin e NATO-s për vendosjen e raketave Pershing II në Europën Perëndimore në 1979.

“Kjo situatë të kujton ngjarjet e Luftës së Ftohtë, në lidhje me vendosjen e raketave amerikane Pershing me rreze të mesme veprimi në Europë”, tha Putin./abcnews.al