VIDEO/ Stuhia Debby shndërrohet në uragan, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhia tropikale Debby u forcua në një uragan të dielën mbrëma dhe vazhdon t’i afrohet bregut perëndimor të Floridës, duke rritur rrezikun e reshjeve “historike”, sipas qendrës amerikane të SHBA-së për uraganet. Plant city is dealing with the tropical storm Debby damage quickly here. I think it’s going to be quite far away before it [...]Read More...

VIDEO/ Stuhia Debby shndërrohet në uragan, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhia tropikale Debby u forcua në një uragan të dielën mbrëma dhe vazhdon t’i afrohet bregut perëndimor të Floridës, duke rritur rrezikun e reshjeve “historike”, sipas qendrës amerikane të SHBA-së për uraganet.

NHC e ka klasifikuar Debby si një uragan dhe ka lëshuar paralajmërim kundër “përmbytjeve në shkallë të madhe” në pjesën juglindore të vendit këtë javë. Debby  është, për momentin, një uragan i kategorisë 1.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave, urdhrat e evakuimit emergjent janë lëshuar për banorët e qarqeve të Floridës.

“Merreni situatën seriozisht,” tha shefi i Qarkut Hernando dhe zyrtari i sigurisë publike. “Ne e dimë se niveli i ujit do të rritet ndërsa Debby afrohet.”

Drejtori Mike Brennan u bëri thirrje banorëve që të gjejnë një vend të sigurt ku të strehohen. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e  jashtëzakonshme në Florida të dielën, duke miratuar fonde federale për të ndihmuar autoritetet lokale.

Guvernatorët e Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut gjithashtu shpallën gjendjen e  jashtëzakonshme. Në korrik, Uragani Beryl i kategorisë 5goditi jugun e SHBA-së, duke shkaktuar 8 viktima.

Sipas parashikimeve, sezoni i uraganeve në Oqeanin Atlantik të Veriut, i cili zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit, pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë këtë vit për shkak të temperaturave të larta në ujërat e oqeanit, të cilat krijojnë fenomene të këtij lloji.

/abcnews.al