“Vizitë historike, diplomat briliant”, çka diskutoi Shefi i CIA’s me krerët e shtetit – deklarimet e tyre pas takimit me të

Shefi i CIA’s, William Burns, ka përmbyllur sot në Kosovë vizitën katërditore që nisi në rajon. Sot është takuar me Kryeministrin Albin Kurti, e dje me Presidenten Vjosa Osmani. Vizita e tij është cilësuar historike, e ai diplomat brilliant. Reporteri.net sjell një përmbledhje të asaj që dihet rreth vizitës së tij e deklarimeve të krerëve […]

“Vizitë historike, diplomat briliant”, çka diskutoi Shefi i CIA’s me krerët e shtetit – deklarimet e tyre pas takimit me të
“vizite-historike,-diplomat-briliant”,-cka-diskutoi-shefi-i-cia’s-me-kreret-e-shtetit-–-deklarimet-e-tyre-pas-takimit-me-te

“vizite-historike,-diplomat-briliant”,-cka-diskutoi-shefi-i-cia’s-me-kreret-e-shtetit-–-deklarimet-e-tyre-pas-takimit-me-te

Shefi i CIA’s, William Burns, ka përmbyllur sot në Kosovë vizitën katërditore që nisi në rajon. Sot është takuar me Kryeministrin Albin Kurti, e dje me Presidenten Vjosa Osmani. Vizita e tij është cilësuar historike, e ai diplomat brilliant. Reporteri.net sjell një përmbledhje të asaj që dihet rreth vizitës së tij e deklarimeve të krerëve të shtetit pas takimeve me të.

Për rreth 24 orë, Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka qëndruar në Kosovë. Ardhja e tij në Prishtinë ishte pjesë e vizitës katërditore që zhvilloi në rajon.

Takimin e parë pas arritjes në Kosovë e zhvilloi me Presidenten Vjosa Osmani. Diskutimi mes tyre zgjati rreth një orë. Pastaj Burns u largua nga ndërtesa e Presidencës dhe sipas raportimeve u ndalë edhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Për takimin, Presidentja Osmani u deklarua tek sot, ku e konfirmoi zyrtarisht. Ndau edhe foto, e tha se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është garancë për siguri, paqe e suksese.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, shkroi Osmani.

Mëngjesin e sotëm, Burns është takuar edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Edhe ky takim zgjati po aq sa ai me Osmanin.

Kurti e cilësoi historike këtë vizitë, e Burnsin e quajti diplomat brilliant.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, shkroi Kurti.

Ai tha se e ka njoftuar Burns me progresin e vendit, të cilin tha se “e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik. Në tri vitet e fundit, gjersa Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% e buxheti shtetëror për 35%, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, i kemi dedikuar 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor. Çlirimi e pavarësia e vendit tonë, mbështetja e përhershme amerikane në aq shumë fusha, ishin e janë gjë e drejtë dhe e duhur që ia ka vlejtur fort për të gjithë”, shkroi tutje Kurti.

Në fund, e falenderoi Drejtorin e CIA’s për mbështetjen e vazhdueshme.

Vizita e Burns në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dhe Sarajevë.

Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Një zyrtar i Qeverisë amerikane, ka deklaruar për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi./Reporteri.net