Vladimir Putin për vizitë në Vietnamin

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Vietnam, ku do të takohet me liderët e Partisë Komuniste në pushtet. Me këtë vizitë, presidenti rus përfundon turin e tij të shkurtër të vizitave zyrtare në Azi, të cilin e nisi dje me një vizitë në Korenë e Veriut, transmeton Guardian. Të dyja vizitat u kritikuan nga […]

Vladimir Putin për vizitë në Vietnamin
Presidenti rus Vladimir Putin në Vietnam. Foto: Kremlin.ru

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Vietnam, ku do të takohet me liderët e Partisë Komuniste në pushtet. Me këtë vizitë, presidenti rus përfundon turin e tij të shkurtër të vizitave zyrtare në Azi, të cilin e nisi dje me një vizitë në Korenë e Veriut, transmeton Guardian.

Të dyja vizitat u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara, të cilat besojnë se ato normalizojnë shkeljet ruse të ligjit ndërkombëtar.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Putin do të diskutojë me politikanët vietnamezë bashkëpunimin e tyre në “tregti, ekonomi, shkencn, teknologji dhe fushat humanitare”, si dhe çështje kyçe të politikës ndërkombëtare dhe rajonale.

Në një kolumnë të botuar në gazetën kombëtare vietnameze, presidenti rus përshëndeti mbështetjen e Vietnamit për një “zgjidhje pragmatike të krizës në Ukrainë”.

Për sa i përket politikës ndërkombëtare të Vietnamit, dikur ai është përshkruar si një “demokraci bambu”, që do të thotë se ndjek erën dhe nuk mban anën në konfliktet ndërkombëtare.

Por Vietnami po bëhet një fuqi gjithnjë e më industriale, duke u afruar diplomatikisht dhe financiarisht me Shtetet e Bashkuara. Përkatësisht, presidenti amerikan Joe Biden e vizitoi Vietnamin vitin e kaluar.

Rusia, nga ana tjetër, është një mik i vjetër i Vietnamit, ku shumë kujtojnë ende mbështetjen që Bashkimi Sovjetik i dha Vietnamit në luftërat e kaluara kundër Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Rusia nuk është një partner i rëndësishëm tregtar për Vietnamin. Gjegjësisht, shuma e përgjithshme e tregtisë mes dy vendeve në vitin 2022 ishte vetëm 3.5 miliardë dollarë, dukshëm më pak se 175 miliardë dollarë me Kinën ose 123 miliardë dollarë me Shtetet e Bashkuara. Prandaj, nuk ka gjasa që të shpallet një plan për ndonjë bashkëpunim të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht për shkak të sanksioneve amerikane kundër Rusisë.