Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mblidhet sot për procedurat e anëtarët e Këshillave të vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, lidhur me procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Në rend dite janë shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore dhe shqyrtimi dhe miratimi i […]
![Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mblidhet sot për procedurat e anëtarët e Këshillave të vendvotimeve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/639221-votimi-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri-kqz-mblidhet-sot-per-procedurat-e-anetaret-e-keshillave-te-vendvotimeve.webp)
![votimi-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri,-kqz-mblidhet-sot-per-procedurat-e-anetaret-e-keshillave-te-vendvotimeve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/639221-votimi-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri-kqz-mblidhet-sot-per-procedurat-e-anetaret-e-keshillave-te-vendvotimeve.webp)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, lidhur me procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Në rend dite janë shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore dhe shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve.
Mbledhja do të mbahet në orën 11:00.
Rendi i plotë i ditës:
Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 22/2024
3. Raport i Këshillave të KQZ
3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e
votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok,
Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër
largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e
Veriut;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e
votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok,
Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.