Vrasja e liderit të Hamasit, Turqia: Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen

Turqia ka dënuar të mërkurën vrasjen “e tmerrshme” të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran. Hamasi më herët tha se udhëheqësi i saj politik Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në Teheran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit. Dhe i pranishëm në ceremoni ishte edhe [...]Read More...

Vrasja e liderit të Hamasit, Turqia: Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen

Turqia ka dënuar të mërkurën vrasjen “e tmerrshme” të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran.

Hamasi më herët tha se udhëheqësi i saj politik Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në Teheran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit.

Dhe i pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

“Sulmi tregon se qeveria e Benjamin Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

“Kjo vrasje synon të përhapë luftën në Gaza në një nivel rajonal”, paralajmëroi Fidan.