Vuçiqi i përgjigjet Ambasadës Amerikane për kritikat që ia bënë pas “kuvendit gjithëserb”

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së Ambasadës së ShBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë se konkluzionet e miratuara në të ashtuquajturin “kuvendi gjithëserb” në Beograd paraqesin “sulm ndaj Dejtonit”, me pyetjen se ku shkruhet në atë marrëveshje se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e subjekteve. “Dejtoni rregullon kompetencat e autoriteteve […]

Vuçiqi i përgjigjet Ambasadës Amerikane për kritikat që ia bënë pas “kuvendit gjithëserb”
vuciqi-i-pergjigjet-ambasades-amerikane-per-kritikat-qe-ia-bene-pas-“kuvendit-gjitheserb”

vuciqi-i-pergjigjet-ambasades-amerikane-per-kritikat-qe-ia-bene-pas-“kuvendit-gjitheserb”

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së Ambasadës së ShBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë se konkluzionet e miratuara në të ashtuquajturin “kuvendi gjithëserb” në Beograd paraqesin “sulm ndaj Dejtonit”, me pyetjen se ku shkruhet në atë marrëveshje se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e subjekteve.

“Dejtoni rregullon kompetencat e autoriteteve dhe subjekteve qendrore. Pyetja ime e parë për ta është se si, ku dhe që kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e subjekteve. Neni 3.3 i Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, aneksi katër i Marrëveshjes së Dejtonit, përcakton se të gjitha funksionet shtetërore të autoritetit që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës u përkasin subjekteve”, tha Vuçiqi në një video në Instagram adresuar, siç shkruan ai, për “aleatët amerikanë”.

Kështu ai iu përgjigj reagimit të djeshëm të Ambasadës Amerikane në BeH, ku thuhet se “deklaratat publike të zyrtarëve të Republikës Sërpska, veçanërisht të presidentit të RS-së Millorad Dodik” për konkluzionet dhe planet për ndarjen e RS nga Bosnja përfaqësojnë “një sulm ndaj Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit multi-etnik të BeH”.

Ambasada vuri në dukje se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe Kushtetuta e BeH shprehimisht deklarojnë se BeH është shteti pasardhës i Republikës së BeH me strukturën e saj të brendshme, të modifikuar, në mënyrë që të përbëhet nga dy entitete.

Në një video të postuar në Instagram, Vuçiqi tha se neni 3.1 i Marrëveshjes së Dejtonit përcakton kompetencat e institucioneve të BeH, por jo asetet publike apo pronën publike.

“Dhe po ju lutem, të nderuar partnerë nga Ambasada Amerikane, të më jepni një përgjigje konkrete se si keni ardhur në konkluzionin dhe në bazë të çfarë dhe cilit akt që prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve, siç shkruhet qartë në Dejton, dhe për çka, ndër të tjera, keni marrë pjesë në shkaktimin e krizës në BeH. Në të njëjtën kohë, pres që të më përgjigjeni, siç e keni thënë në disa raste, se ka të bëjë me marrëveshjen për çështjen e sukcesionit të vitit 2001, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2004”, tha presidenti serb.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në të ashtuquajturin “kuvendi gjithëserb”, i përbërë nga qeveria e Serbisë dhe ajo e Republika Sërpskas, u përmend edhe çështja e Kosovës, ku u tha, mes tjerash, se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”, dhe se të njëjtës u kërkua që t’i referohet si “Kosovë e Metohi”.

Për këtë çështje reagoi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se deklarimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me qëndrimin e vendit të tij apo të partnerëve të Kosovës.

“Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfarë mënyre, e kam harruar shprehjen që kanë përdorur, më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë’”.

“Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet”.

“Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”, theksoi Hovenier në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti. /Klankosova.tv