Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap për anëtarësimin në NATO

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka kritikuar Qeverinë për mos marrjen e ndonjë hapi konkret për rrugën drejt NATO-s. Haliti thotë se Qeveria aktuale asnjë hap s’ka bërë për t’u bërë Kosova pjesë e NATO-s. “Qeveria nuk është duke punuar asgjë për […]

Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap për anëtarësimin në NATO
xhavit-haliti:-qeveria-e-kosoves-nuk-ka-bere-asnje-hap-per-anetaresimin-ne-nato

xhavit-haliti:-qeveria-e-kosoves-nuk-ka-bere-asnje-hap-per-anetaresimin-ne-nato


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka kritikuar Qeverinë për mos marrjen e ndonjë hapi konkret për rrugën drejt NATO-s.

Haliti thotë se Qeveria aktuale asnjë hap s’ka bërë për t’u bërë Kosova pjesë e NATO-s.

“Qeveria nuk është duke punuar asgjë për këtë hap. Parlamentit i kemi dhënë një përfaqësim në Asamblenë e NATO-s të vlerësuar por duhet punë shumë për anëtarësim”, shprehet Haliti për FrontOnline.

Sipas tij, angazhimi duhet të orientohet fillimisht për anëtarësimin në OKB.

Haliti thotë se nëse ka interes NATO, mund të përshpejtohen procedurat për anëtarësimin e vendit.

“Angazhimi politik duhet të jetë për anëtarësimin në OKB, duke qenë aty disa institucione ndërkombëtare e kanë si kusht që të jetë anëtar në OKB. Në qoftë se ka interes NATO që ta pranoj Kosovën mund ta përshpejtojë pranimin”.

Mbështetja për anëtarësim nevojitet nga shtetet anëtare në NATO, thotë Haliti.

“Në kushtet e sotme nuk besoj që nuk ka asnjë vend që ka simpati më shumë për NATO sesa Kosova. Duhet të kemi mbështetjen e të gjitha shteteve që janë anëtare të NATO-s”. /FrontOnline/