Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Peter Stanos: Shtimi i masave ndaj Kosovës thellim i padrejtësisë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë të mbajtur të enjten në Bruksel ka folur për masat ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi. Stano ka thënë se shtetet anëtare ende s’kanë vendosur të veprojnë apo procedojnë bazuar në raportin e dorëzuar kohë më parë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell. Referuar kundërshtimeve […]

Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Peter Stanos: Shtimi i masave ndaj Kosovës thellim i padrejtësisë
zedhenesi-i-qeverise-i-pergjigjet-peter-stanos:-shtimi-i-masave-ndaj-kosoves-thellim-i-padrejtesise

zedhenesi-i-qeverise-i-pergjigjet-peter-stanos:-shtimi-i-masave-ndaj-kosoves-thellim-i-padrejtesise

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë të mbajtur të enjten në Bruksel ka folur për masat ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi.

Stano ka thënë se shtetet anëtare ende s’kanë vendosur të veprojnë apo procedojnë bazuar në raportin e dorëzuar kohë më parë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell.

Referuar kundërshtimeve ndaj mbylljes së disa pikave të Postës të Serbisë, në veri dhe paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e urës së ibrit, Stano ka thënë se “Shpresojmë që Kosova të na dëgjojë, të na ndalojë së konsideruari marrjen e masave të reja”.

Ndaj këtyre deklaratave, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryziu, ka thënë se për masat e BE-së ndaj Kosovës është dëshmuar se kanë qenë të padrejta.

Në një përgjigje për Gazetën Express, ai ka thënë se shtimi i tyre vetëm do ta thellonte padrejtësinë.

“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka deklaruar se Kosova ke nevojë për mbështejten e BE-së dhe të SHBA-ve, duke thënë se mbylla e pikave të Postës së Serbisë është në kuadër të sundimit të ligjit.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyreve të Postës së Serbisë të cilat kanë operuar pa licencës dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit. Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015, përveçse kontributi i drejtpërdrejt i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Kryeziu.