Zelensky për ofensivën në Kursk: Po e kthejmë luftën nga erdhi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se operacioni në rajonin e Kurskut të Rusisë është absolutisht i drejtë dhe se Ukraina po e kthen luftën “aty nga erdhi”. “Sapo jam kthyer nga rajoni ynë Sumy, nga kufiri, nga ato rajone që kufizojnë armikun dhe ku njësitë tona janë jashtëzakonisht efikase për t’iu përgjigjur pushtimit të [...]Read More...

Zelensky për ofensivën në Kursk: Po e kthejmë luftën nga erdhi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se operacioni në rajonin e Kurskut të Rusisë është absolutisht i drejtë dhe se Ukraina po e kthen luftën “aty nga erdhi”.

“Sapo jam kthyer nga rajoni ynë Sumy, nga kufiri, nga ato rajone që kufizojnë armikun dhe ku njësitë tona janë jashtëzakonisht efikase për t’iu përgjigjur pushtimit të Rusisë. Duke e dërguar luftën atje ku e solli Rusia në vendin tonë, ne po e dërgojnë në shtëpi, është absolutisht e drejtë, por përveç drejtësisë, është edhe shumë efikase”, tha Zelensky në forumin e 7-të vjetor “Ukraina”, transmeton Ukrinform.

Ai theksoi se për t’i dhënë fund luftës është e nevojshme të krijohen sa më shumë probleme për shtetin rus në territorin e tij.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se për të dëbuar pushtuesin nga vendi ynë duhet t’i krijojmë sa më shumë probleme shtetit rus në territorin e tij. Kjo është vepër heroike e ushtarëve tanë. Dhe kjo vepër heroike është më shumë dhe më e saktë, gjithnjë e më e gjerë dhe gjithnjë e më efektive”, shtoi Zelensky./abcnews.al