Zelensky: Ukraina është e aftë të mbrojë interesat dhe pavarësinë e saj

“Ukraina ka dëshmuar se është e aftë të mbrojë interesat dhe pavarësinë e saj”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News. Udhëheqësi ukrainas tha se vendi duhej të vepronte “në mënyrë të bashkuar dhe efektive sa ishte në javët dhe muajt e parë të luftës”, kur Ukraina “kapi iniciativën” dhe “filloi të [...]Read More...

Zelensky: Ukraina është e aftë të mbrojë interesat dhe pavarësinë e saj

“Ukraina ka dëshmuar se është e aftë të mbrojë interesat dhe pavarësinë e saj”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Udhëheqësi ukrainas tha se vendi duhej të vepronte “në mënyrë të bashkuar dhe efektive sa ishte në javët dhe muajt e parë të luftës”, kur Ukraina “kapi iniciativën” dhe “filloi të kthente situatën”.

“Tani kemi bërë të njëjtën gjë: dëshmuam edhe një herë se në çdo situatë, ne, ukrainasit, jemi të aftë të arrijmë qëllimet tona, të aftë për të mbrojtur interesat dhe pavarësinë tonë”, theksoi Zelensky.

Ai tha se vëmendje e veçantë po i kushtohej rajonit të Kurskut dhe “mbrojtjes së të gjitha komuniteteve kufitare aty pranë”.

“Sa më shumë të shkatërrohet prania ushtarake ruse në zonat kufitare, aq më e afërt do të jetë paqja dhe siguria reale për shtetin tonë. Shteti rus duhet të jetë përgjegjës për atë që ka bërë”, shtoi ai./abcnews.al