Zgjedhjet për Parlamentin Evropian/ Çfarë ndikimi do të kenë për Kosovën?

Miliona qytetarë evropianë kanë votuar për tri ditë rresht për zgjedhësit e tyre të rinjë për Parlamentin Evropian. Ajo çfarë bie në sy është rritja e krahut të djathtë ekstrem, ku pas fitores së këtij krahu, Presidenti i  Francës, Emanuel Macron, ka thirrur zgjedhje të reja brenda vendit të tij, pasi partia e tij shënoj […]

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian/ Çfarë ndikimi do të kenë për Kosovën?
zgjedhjet-per-parlamentin-evropian/-cfare-ndikimi-do-te-kene-per-kosoven?

zgjedhjet-per-parlamentin-evropian/-cfare-ndikimi-do-te-kene-per-kosoven?

Miliona qytetarë evropianë kanë votuar për tri ditë rresht për zgjedhësit e tyre të rinjë për Parlamentin Evropian.

Ajo çfarë bie në sy është rritja e krahut të djathtë ekstrem, ku pas fitores së këtij krahu, Presidenti i  Francës, Emanuel Macron, ka thirrur zgjedhje të reja brenda vendit të tij, pasi partia e tij shënoj humbje drastike nga Partia Fronti Kombëtar – e udhëhequr nga rivalët e tij, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella – shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë.

Goditje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mori edhe subjekti politik, i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Socialdemokratët e kancelarit aktual gjerman, Scholz, shënuan rënien me të madhe në historinë e tyre, duke dalur kështu si të tretët, madje edhe pas demokristianëve të cilët tani janë në opozitë dhe pas AfD-së, parti kjo e krahut të ekstremit të djathtë.

Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në Kosovë për dikë po shihen tejet shqetësuse, derisa për dike tjetër, nuk paraqesin problem ose ndryshim të politikave të BE-së në raport me Kosovën.

Batusha: Zgjedhje treguan se BE duhet të jetë më e vendosur me vendimet, për Kosovën nuk ndryshojnë politikat

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, për FrontOnline, nuk parasheh rrezik nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, sa i përket ndryshimit të politikave madhore të BE-së.

”Zgjedhjet treguan atë që euro-skepticizmi brenda BE-së është rritë, por jo aq rrezikshëm sa me dëmtuar ndonjë politikë madhore të BE-së’’ thotë ai.

Batusha, deklaron se rezultati është sinjal për politikat e brendshme të BE-së, se ata duhet të jenë me të vendosur në vendimmarrje.

‘’Gjithsesi që është sinjal për politikat brenda shteteve anëtare dhe BE duhet të jetë më i vendosur për vendimmarrje dhe me tregu mesazhe për këto kohëra të vështira për Evropën, për inflacionin, për luftën e Ukrainës’’ thekson ai.

Deputeti i VV-së, për FrontOnline, thotë se pavarësisht rezultatit, për Qeverinë e Kosovës, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të politikave evropiane raport me Kosovën.

‘’Për Qeverinë e Kosovës, nuk ka ndonjë ndryshim, sepse politika jonë është e orientuar drejt BE-së dhe nuk besoj se do të ketë një ndryshim direkt, por forcat popullore kanë një ngritje, por nuk do të ketë ndryshim të çasjes së BE-së ndaj Kosovës’’ përfundon për FrontOnline, deputeti Agon Batusha.

Musliu-Shoshi: Rritja e së djathtës në P , rrezik për Kosovën

Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar rritjen e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian.

Këto rezultate, paraqesin rrezik për Kosovën, vlerëson deputetja e PDK-së.

Pasi sipas saj, fitorja e së djathtës do të ndikojë sa i përket fuqizimit të vendit tonë me ndërkombëtarët.

Ajo deklaroi për Front Online, se Kosova duhet të rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtarë.

“E djathta është në ngritje e sipër, kjo është rrezik për Kosovën, sa i përket fuqizimit tonë në aspektin ndërkombëtar. Por ka rëndësi se sa do të bashkëpunojë Qeveria jonë me forcat që janë zgjedhë në PE por edhe me vendet e tjera të BE-së, por edhe me shtetet anëtare që janë njohëse të Kosovës, duhej të kishte një bashkëpunim të Kosovës me SHBA dhe Britaninë. Kosova me zgjedhësit e ri të BE-së, duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë e të mos ketë injorim”, deklaroi Musliu-Shoshi.

 

Kadrijaja e AAK-së: Politika e BE-së nuk do të ndryshoj për Kosovën, pavarësisht kush fitoj atje

Deputetja e AAK-së, njëherit anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë politika e BE-së, nuk do të ndryshoj pavarësisht se kush fiton atje.

 ‘’Po presim me u konfirmu listat. Por unë mendoj se politikat e BE-së, pavarësisht se kush fiton nuk do të ndryshojë’’, thekson ajo.

Kadrijaj thotë se Kosova duhet të krijoj raporte më të mira me aleatët tanë perëndimorë.

‘’Ajo çka duhet bëjë Kosova është të afrohet, të krijoj raporte pavarësisht se cilat parti janë atje dhe ta ketë përkrahjen e tyre. Ne është dashur të lobojmë për shumë gjëra, sikur në KiE që u refuzuam në fazën finale për shkak të politikave të Albin Kurtit’ thotë Time Kadrijaj e AAK-së, për FrontOnline.

Deputetja Kadrijaj, duhet gëzuar me faktin se në Parlamentin Evropian ka fituar edhe një deputet nga Kosova.

‘’Ne i përshëndesim këto zgjedhje. Për herë të parë është zgjedhur një deputet shqiptarë atje, pra shqiptarët do e kenë një euro-deputet. E dimë se e djathta ekstreme ka fituar më së shumti’’, përfundon ajo.

 

Muhaxhiri: Zgjedhjet e PE-së ia plotësuan dëshirën Kurtit dhe Vuçiqit, BE nuk do të bëjë presion mbi dialogun

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që janë mbajtur për tri ditë rresh për Parlamentin Evropian.

Ai i konsideron tejet shqetësuese rezultatin e zgjedhjeve, pas fitorë së krahut të ekstremit të djathtë.

‘’Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, janë tejet shqetësuese sepse tregojnë indikacione të ndryshimit të elektroratit evropian në të mirë të së djathtës ekstreme, pra në Francë, Gjermani e Austri, ka rritje drastike të së djathtës dhe kjo reflekton në politikat e përgjithshme të BE-së, sepse do të ketë ndryshime, përveç në PE, edhe në çasjen e shteteve respektive të agjendave, të cilat mund ta rrisin edhe më tej të djathtën’’ thekson ai.

Muhaxhiri, ndonëse shprehet i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve për PE, thotë se megjithatë rezultati i tyre i shkon për shtati, udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij nga BE nuk do  e kenë më presioni për marrëveshje, siç e kanë pasur deri tani.

‘’Sa i përket ndikimit të këtyre zgjedhjeve në dialogun Kosovë-Serbi, duket se këto zgjedhje ua kanë plotësuar dëshirën, edhe Kurtit edhe Vuçiqit, që BE të mos merret intesivisiht me dialogun, sepse me casjen kundërshtuese që kanë pasur këta të dy ndaj ideve të BE-së, kanë dëshmuar se nuk kanë vullnet që të shkohet drejt arritjes së marrëveshjes finale’’ thotë ai.

Analisiti politik, thotë se me këto rezultate, fokusi do të zhvillohet dike tjetër.

 ‘’Me këto rezultate, e në mënyrë të veçanta Macron dhe Scholtz, tash këto dy vende më shumë do të fukusohen tjetër kah dhe nuk do e kenë luksin të merren me Kosovën dhe Serbinë, sepse kanë probleme tjera me të mëdha dhe kjo nënkupton se fukosu evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe dialogut do të zbehet, dhe kjo nënkupton stagnim të procesit dhe ruajtje të statuskos negative që është aktualisht’’, shprehet analisti Muhaxhiri për FrontOnline.

Imeri: Zgjedhjet në Parlamentin evropian, BE-ja do të ndikohet nga e djathta

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, për FrontOnline, konsideron se zgjedhjet e Parlamentit Evropian, janë të rëndësishme për komplet politikën e BE-së.

 ”Zgjedhjet për PE janë shumë të rëndësishme për komplet politikën e jashtme që do të ndjek BE-ja. E para, sepse BE në strukturën e saj vendimarrëse, njëra nga institucionet e saj me të rëndësishme ka PE-në. PE është institucion ku grupet parlamentare për Evropë, në rastin tonë partitë e djathta ose të majta, përqëndrojnë fuqinë politike dhe arrinë që ta ruajnë pushtetin përmes zgjedhjeve’’ thotë ai.

Imeri, thotë këto zgjedhje do të ndikojnë posaqërisht në mënyrën se si do të ndahet buxheti i BE-së dhe si do të ndahen po ashtu investimet e BE-së për vendet anëtare të saj dhe jo vetëm.

‘’ Partitë ekstreme të djathta, kanë fituar një pjesë të konsiderueshme të pushtetit. Si do të ndikojë kjo? PE është institucioni më i rëndësishëm i vendimarrjes në BE. BE do të ndikohet ekskluzivisht nga e djathta në mënyrën se si do të ndajë buxhetin, kur flasim për këtë flasim për investimet që bëhen nepër vendet anëtare’’, thekson ai.

Ai shprehet se Ukrahina do të jetë pika më e rëndësishme, pasi që sipas tij partitë fituese kanë pasur një mendim negative për mënyrën se si është zhvilluar lufta në Ukrainë.

‘’Ndarja e buxhetit për Ukraininë është pika më e rëndësishme dhe shumica e partive të ekstremit të djathtë kanë një medim negativ se si është zhvilluar konflikti në Ukrainë. Kjo është dilema, sepse për Kosovën nuk merret PE’’ deklaron Imeri.

Imeri, thotë se pavarësisht zgjedhjeve, politika e BE-së në raport me Kosovën nuk do të ndryshojë.

 ‘’Politika në rastin tonë është e koncentruar tek Këshilli i Ministrave, por ata nuk do të ndryshojnë, sepse ministrat janë përfaqësues të shteteve që i delegojnë shtetet. Pra nuk do të ndryshojnë politika e Gjermanisë, për shëmbull, por do të ndryshoj politika e Parlamenttit Evropian, e ne kemi punë me KI, por nuk do të ketë ndikim, por nuk do të ketë ndryshim rrënjësor, për aq sa është Këshilli i Ministrave’’ tha për FrontOnline, Dorajet Imeri, njohësi i integrimeve evropiane.