Zyrtari britanik jep dorëheqjen, kundërshton shitjen e armëve në Izrael

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ka punuar në luftën kundër terrorizmit, ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve në Izrael, duke thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “mund të jetë bashkëpunëtore në krimet e luftës”. Mark Smith u shkroi kolegëve të premten, duke thënë se ai kishte [...]Read More...

Zyrtari britanik jep dorëheqjen, kundërshton shitjen e armëve në Izrael

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ka punuar në luftën kundër terrorizmit, ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve në Izrael, duke thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “mund të jetë bashkëpunëtore në krimet e luftës”.

Mark Smith u shkroi kolegëve të premten, duke thënë se ai kishte ngritur shqetësime në Ministrinë e Jashtme.

Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillimi (FCDO) nuk pranoi të komentojë mbi një rast individual, por tha se qeveria ishte e përkushtuar të respektonte ligjin ndërkombëtar.

Email-i i dorëheqjes i është dërguar një grupi të gjerë, duke përfshirë qindra zyrtarë qeveritarë, staf të ambasadës dhe këshilltarë të posaçëm të ministrave të Zyrës së Jashtme.
“Anëtarë të lartë të qeverisë dhe ushtrisë izraelite kanë shprehur qëllim të hapur gjenocidal, ushtarët izraelitë marrin video duke djegur, shkatërruar dhe plaçkitur qëllimisht pronat civile.

Rrugë dhe universitete të tëra janë rrënuar, ndihmat humanitare po bllokohen. Ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe janë sulmuar, shkollat ​​dhe spitalet janë rregullisht në shënjestër. Këto janë krime lufte.”, shkroi ai duke shtuar se nuk kishte “asnjë justifikim për shitjet e vazhdueshme të armëve nga Britania e Madhe në Izrael”./abcnews.al