10 gëzhoja dhe katër predha në vendin e ngjarjes, detaje nga vras*ja e mbrëmshme në Prishtinë

Një vrasje ka tronditur mbrëmë kryeqytet, ku një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri. Policia në vendin e ngjarjes mbrëmë ka gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha, po ashtu është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja bashkë me një karikator me tre fishekë. “Lidhur me […]

10 gëzhoja dhe katër predha në vendin e ngjarjes, detaje nga vras*ja e mbrëmshme në Prishtinë
10-gezhoja-dhe-kater-predha-ne-vendin-e-ngjarjes,-detaje-nga-vras*ja-e-mbremshme-ne-prishtine

10-gezhoja-dhe-kater-predha-ne-vendin-e-ngjarjes,-detaje-nga-vras*ja-e-mbremshme-ne-prishtine

Një vrasje ka tronditur mbrëmë kryeqytet, ku një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes mbrëmë ka gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha, po ashtu është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja bashkë me një karikator me tre fishekë.

“Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar, si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me tre fishekë. Me vendim të prokurorit, i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale”, thuhet në raportin e Policisë.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.