Miftaraj: Kosova me korrupsion endemik e Qeveri klienteliste, raportet kredibile e vërtetojnë

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ se është e pakontestueshme që Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkuermërisë edhe kur klientela përfshihet në korrupsion. Miftaraj thotë se një gjendje e tillë është e vërtetuar […]

Miftaraj: Kosova me korrupsion endemik e Qeveri klienteliste, raportet kredibile e vërtetojnë
miftaraj:-kosova-me-korrupsion-endemik-e-qeveri-klienteliste,-raportet-kredibile-e-vertetojne

miftaraj:-kosova-me-korrupsion-endemik-e-qeveri-klienteliste,-raportet-kredibile-e-vertetojne

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ se është e pakontestueshme që Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkuermërisë edhe kur klientela përfshihet në korrupsion.

Miftaraj thotë se një gjendje e tillë është e vërtetuar tashmë edhe në raporte kredibile ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile në Kosovë, që sipas Miftarajt ende s’janë nënshtruar joshjeve me pozita dhe privilegje nga Vetëvendosje.

Reagimi i plotë i Miftarajt:

Se ka korrupsion endemik në Kosovë, është fakt.

Është fakt i pakontestueshem po ashtu se qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion. Kjo tanim eshte e vertetuar nga raporte kredibile nderkombetare dhe te shoqerise civile ne Kosove, qe ende nuk i jane nenshtruar joshjeve me pozita dhe privilegjeve nga ana e LVV.

Se kemi sistem prokurorial, me theks te veçante Prokurori Speciale te deshtuar per te hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit te larte poashtu eshte fakt i pakontestueshem.

Kosova ka nevoje per sistem prokurorial te pavarur dhe me integritet dhe nje qeveri qe udhehiqet nga parime te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire, per te besuar se ky vend do te behet.

Deri atehere, shteti do te jete miqesor dhe i mire vetem per pjesen e atyre qe jane afer dhe i sherbejne me oportunizem partise ne pushtet.