A do të ribashkohen me Bleron? Afrona jep përgjigjen e papritur

Afrona Dika më në fund ka publikuar podcast-in me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin. Ata i sqaruan të gjitha për publikun, që nga fillimet e lidhjes e deri te arsyet e ndarjes. Blogerja e njohur ka folur pas podcast-it për ‘Kosova Today’ duke treguar se thjesht kanë dashur të japin një shembull. “Kemi pasur një […]

A do të ribashkohen me Bleron? Afrona jep përgjigjen e papritur

Afrona Dika më në fund ka publikuar podcast-in me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin.

Ata i sqaruan të gjitha për publikun, që nga fillimet e lidhjes e deri te arsyet e ndarjes.

Blogerja e njohur ka folur pas podcast-it për ‘Kosova Today’ duke treguar se thjesht kanë dashur të japin një shembull.

“Kemi pasur një bisedë dyorëshe përpara, jemi sqaruar për të gjitha gjërat. Edhe në fund lindi shumë, nuk mund të them se ka qenë as ideja ime e as e Bleros. Nuk e kemi pasur bllok njëri-tjetrin. Ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë të dy. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në të mirë. Të gjitha i kemi thënë në podcast”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi: “Me rëndësi kemi qenë shumë të sinqertë, kemi dalë mirë. Kemi dashur të flasim haptazi. Thjesht kemi folur, kemi sqaruar gjërat, erdhem me një pikë që të flasim në podcast”.

Krejt në fund, Afrona deklaroi: “Nuk është që do të ribashkohemi. Kemi ndarët rrugët me njëri-tjetrin”.