Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog viziton Klinën dhe Istogun

Të martën, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar komunën e Klinës dhe të Istogut. Gjatë vizitës, ai u takua me kryetarin e Klinës Zenun Elezaj dhe kryetarin e Istogut Ilir Ferati, me të cilët diskutoi për çështje të ndryshme, duke përfshirë qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale dhe […]

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog viziton Klinën dhe Istogun
ambasadori-i-be-se,-tomas-szunyog-viziton-klinen-dhe-istogun

ambasadori-i-be-se,-tomas-szunyog-viziton-klinen-dhe-istogun

Të martën, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar komunën e Klinës dhe të Istogut.

Gjatë vizitës, ai u takua me kryetarin e Klinës Zenun Elezaj dhe kryetarin e Istogut Ilir Ferati, me të cilët diskutoi për çështje të ndryshme, duke përfshirë qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin me pushtetin qendror.

Në Klinë, ambasadori Szunyog përuroi rinovimin e Qendrës Shëndetësore, një moment kyç i projektit EU4ALL, që synon përmirësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara. Përmes projektit EU4All, i cili implementohet nga viti 2021 deri në vitin 2024, në Qendrën Shëndetësore në Klinë janë investuar afërsisht 100,000 euro. Kjo nismë është pjesë e një investimi më të gjerë prej mbi 2.6 milionë euro në 19 ndërtesa publike në 19 komuna, duke nxitur gjithëpërfshirjen për njerëzit në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori Szunyog vizitoi NEWFO Trofta në Istog të mbështetur nga BE-ja. Me financimin e BE-së, kompania ka përmirësuar cilësinë e produkteve të saj të përpunuara të peshkut, duke i përmbushur standardet e BE-së të sigurisë ushqimore, duke krijuar njëkohësisht vende pune dhe duke promovuar përpunimin në mënyrë ekologjike dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme. Ky projekt, me vlerë 737,703 euro, ka përfunduar në vitin 2022.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh rolin vendimtar të ndihmës së BE-së për bizneset e Kosovës. Duke qenë donatori më i madh i Kosovës, mbështetja e BE-së ka ndihmuar në stimulimin e rritjes, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen e konkurrencës. Gjithsej financimi i zhvillimit të sektorit privat të Kosovës nga ana e BE-së nga viti 2014 deri në vitin 2023 tejkalon 70 milionë euro”, tha ambasadori Szunyog.