Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, policia jep detaje

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në kryeqytet. Cak i grabitjes ka qenë një këmbimore, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Lidhur me këtë ngjarje, për Front Online detaje ka dhënë policia e Kosovës. “Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e  Policisë së Rajonit […]

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, policia jep detaje

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në kryeqytet.

Cak i grabitjes ka qenë një këmbimore, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47.

Lidhur me këtë ngjarje, për Front Online detaje ka dhënë policia e Kosovës.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e  Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Njoftimi i plotë:

 

“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47.Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen  një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri. Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit  AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.