Balje: Jam njoftuar nga Qeveria se janë në fazën e përgatitjes për padi për gjenocid ndaj Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, për FrontOnline, thotë se kanë biseduar me Qeverinë e Kosovës sa i përket padisë për gjenocid ndaj Serbisë dhe se nga ta janë njoftuar se janë në […]

Balje: Jam njoftuar nga Qeveria se janë në fazën e përgatitjes për padi për gjenocid ndaj Serbisë
balje:-jam-njoftuar-nga-qeveria-se-jane-ne-fazen-e-pergatitjes-per-padi-per-gjenocid-ndaj-serbise

balje:-jam-njoftuar-nga-qeveria-se-jane-ne-fazen-e-pergatitjes-per-padi-per-gjenocid-ndaj-serbise


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, për FrontOnline, thotë se kanë biseduar me Qeverinë e Kosovës sa i përket padisë për gjenocid ndaj Serbisë dhe se nga ta janë njoftuar se janë në fazën e përgatitjes për ta bërë këtë.

‘’Ne kemi biseduar për këtë me Qeverinë dhe komisioni është njoftuar se janë në fazën e përgatitjes sepse kanë procedura shumë komplekse për me dorëzua. Herën e fundit kur kemi biseduar me Qeverinë, kanë thënë se jemi duke menduar për këtë, jemi në fazën e përgatitjes, por nuk e di ku ka mbërri puna deri tani’’ thotë deputetja Balje.

Ajo thotë se për këtë gjë përgjegjëse është Qeveria dhe kjo është punë e saj.

‘’Për këtë duhet me biseduar me Qeverinë. Ne se bëjmë atë e bën Qeveria. Ne jemi deputetë, nuk jemi ekzekutiv, këtu ka përgjegjësi vetëm Qeveria dhe nuk kam shumë informata për këtë’’ shprehet ajo.

Deputetja Balje, thekson se nuk duhet vrapuar me nxitim për të bërë padi për gjenocid ndaj Serbisë, pasi që sipas saj, nëse një padi e tillë refuzohet për shkak të mos përpilimit të mirë, humbet mundësia për të bërë prap padi.

‘’Për mua personalisht nuk e mendoj se duhet vrapuar me këtë, sepse nëse e dorëzojmë njëherë këtë padi, por nëse e merr si refuzim padinë, nuk ke drejtë më pas me bërë padi tjetër, duhet ditur me vepruar’’ deklaron Balje për FrontOnline.

Balje, thotë se nuk e di nëse në këtë mandat qeverisës mund të iniciohet padia për gjenocid ndaj Serbisë, por se shprehet e bindur se Kosova do ta bëjë këtë.

‘’Këtë mandat nuk e di a është gati Qeveria me bërë, por jam e sigurt se do të vije koha kur Kosova do ta bëjë këtë’’ tha Duda Balje.

Derisa nga opozita thonë se kjo po bëhet për qëllime elektorale dhe nuk janë në dijeni se kanë nis përgatitjet.