Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë mungon presioni për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendevem e pa këtë normalizim sipas tij, nuk ka të ardhme evropiane. Ai në një intervistë për N1 të Sarajevës ka folur, mes tjerash edhe […]

Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane
lajcak:-pa-normalizimin-e-marredhenieve-nuk-ka-te-ardhme-evropiane

lajcak:-pa-normalizimin-e-marredhenieve-nuk-ka-te-ardhme-evropiane

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë mungon presioni për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendevem e pa këtë normalizim sipas tij, nuk ka të ardhme evropiane.

Ai në një intervistë për N1 të Sarajevës ka folur, mes tjerash edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Lajçak në një takim ndërkombëtar të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, ka thënë se rajoni ndodhet në një momentum të ri, që sipas tij është krijuar nga agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, që ka ndikuar në zgjimin e BE-së nga vetëkënaqësia.

“Ballkani Perëndimor është tani në një momentum të ri. Momenti u krijua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës kur Bashkimi Evropian, do të thosha, u zgjua pas vitesh vetëkënaqësie, duke kuptuar se ne nuk mund ta lëmë rajonin përgjithmonë në proces.

Ndërkaq i pyetur për problemet kryesore që karakterizojnë dialogun mes Kosovës e Serbisë, Lajçak tha se problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve, derisa shtoi se nuk ndiejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë.

“Epo, problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve…Pra, problemi është se ky është një proces që është bërë i mundur nga BE-ja, por ne nuk e ndjejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë. Pra, ne kemi një marrëveshje që nuk e kemi pasur kurrë më parë, Marrëveshja e Ohrit, e cila është një rrugë e qartë. Por ajo që kam dëshmuar gjithashtu është se sa herë që dy liderë, presidenti Vuçiq, kryeministri Kurti, bien dakord për disa hapa drejt normalizimit, ajo përballet me kritika në shoqëritë e tyre. Prandaj, është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre nuk ka të ardhme evropiane për to”, tha, mes tjerash Lajçak.