Basha i njëjti, pa kandidat në Himarë/ Zekthi: Nuk ka mundësi që të marrë pjesë në zgjedhjet e 4 gushtit

Analisti Fitim Zekthi thotë se Lulzim Basha nuk mund të ketë kandidat për Himarën në zgjedhjet e 4 gushtit, pasi aktualisht, ai nuk ka parti. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zelthi u shpreh se opozita ndodhet në krizë. “Është e qartë që nuk ka mundësi të marrë pjesë në zgjedhje, sepse [...]Read More...

Basha i njëjti, pa kandidat në Himarë/ Zekthi: Nuk ka mundësi që të marrë pjesë në zgjedhjet e 4 gushtit

Analisti Fitim Zekthi thotë se Lulzim Basha nuk mund të ketë kandidat për Himarën në zgjedhjet e 4 gushtit, pasi aktualisht, ai nuk ka parti.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zelthi u shpreh se opozita ndodhet në krizë.

“Është e qartë që nuk ka mundësi të marrë pjesë në zgjedhje, sepse praktikisht nuk ka një organizatë politike, që ka një logo, një sigël, nuk ka si kandidon në zgjedhje. Kur ka folur për Kukësin, ishte kryetar i PD, ka thënë që për PD është hera e fundit. Tha që Kukësi është hera e fundit që nuk marrim pjesë në zgjedhje. Situata ka ndryshuar. Mendoj se është shndërruar në një telenovelë, budallëk, gjë shumë të keqe për shqiptarët. Opozita në tërësi, është në krizë të plotë. Zgjidhja mbetet, nëse do zgjidhet, tek pritshmëria, lidershipi, duhet të tejkalojë veten, duhet të mendojë se Shqipëria është në një krizë. Lidershipi është më i madh se Berisha dhe Basha. Partia nuk iu përket atyre. Po nuk u rregullua kjo gjë, nuk do të ketë zgjidhje kurrë. Në momentin që në PD do bëhet ky debat, ne do kemi zgjidhjen. Nuk ka ndërmend të shtrohet”, theksoi ai./abcnews.al