PS mban Berishën në Kuvend/ Frrok Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

Analisti Frrok Çupi e konsideron si një ngjarje që të lë dyshime, mbajtjen në Kuvend të Sali Berishës, edhe pse ka 6 muaj që nuk është paraqitur në seancat plenare. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se mbajtja e Berishës në Kuvend, të lë një shije që pandëshkueshmëria vazhdon. Sipas [...]Read More...

PS mban Berishën në Kuvend/ Frrok Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

Analisti Frrok Çupi e konsideron si një ngjarje që të lë dyshime, mbajtjen në Kuvend të Sali Berishës, edhe pse ka 6 muaj që nuk është paraqitur në seancat plenare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se mbajtja e Berishës në Kuvend, të lë një shije që pandëshkueshmëria vazhdon.

Sipas Çupit, Berisha nuk do të dalë i pafajshëm, pasi mbi të rëndojnë akuza shumë të mëdha.

“Është një ngjarje, që për të thënë të vërtetën, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një diskutim tek njerëzit. Është një ngjarje që lë dyshime sidomos për proceset jurdike të barazisë para ligjit dhe sidomos për pandëshkueshmërinë. Ky vendim i Kuvendit, pavarësisht se në cilat rrethana është marrë dhe pavarësisht se sa të drejtë ka Kuvendi, në fund të fundit lë hijen e asaj që ky njeri ose disa njerëz në Shqipëri, mund të bëjnë çfarë të duan, kur të duan, si të duan, ndërsa të tjerë duhet të nënshtrohen para ligjit. Lë shijen që pandëshkueshmëria vazhdon të rezistojë. Njeriu mendon që shkon në gjykatë dhe nuk gjen drejtësi, do të thotë se njerëzit dyshojnë se ka një lidhje, ka hile. E dimë që ai mandat është i pavlerë, por dimë që Berisha është falur, në kohën kur ka tentuar të vrasë njerëz në PD, falet çdo ditë kur shpenzon shuma të mëdha për militarë dhe për simpatizantë që i vijnë rreth e rrotull ose paguan shuma të mëdha për gjyqe nëpër botë.

Askush nuk e ka thirrur Berishën në prokurori dhe ta vërë para drejtësisë. Ne, e njohim, e dimë çfarë është duke u zhvilluar, e dimë që Berisha nuk del i pafajshëm, mbi të rëndojnë faje shumë të mëdha”, theksoi ai./abcnews.al