Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimit të mundshëm terrorist

Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, me nivelin e mbrojtjes të ngritur mes shqetësimeve se një sulm terrorist mund të synonte personelin ushtarak ose objektet amerikane, kanë bërë të ditur dy zyrtarëve amerikanë, shkruan CNN. “Bazat, duke përfshirë garnizonin e ushtrisë amerikane në [...]Read More...

Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimit të mundshëm terrorist

Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, me nivelin e mbrojtjes të ngritur mes shqetësimeve se një sulm terrorist mund të synonte personelin ushtarak ose objektet amerikane, kanë bërë të ditur dy zyrtarëve amerikanë, shkruan CNN.

“Bazat, duke përfshirë garnizonin e ushtrisë amerikane në Shtutgart, Gjermani, ku është selia e Komandës Evropiane e SHBA-së, ngritën nivelin e tyre të gatishmërisë”, thanë zyrtarët.

Ky status “zbatohet kur ndodh një incident ose kur merren informacione nga inteligjenca që tregon një formë të veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve.

Një nga zyrtarët amerikanë, i cili është i vendosur në një bazë në Evropë, i tha CNN se nuk e kanë parë këtë nivel kërcënimi “në të paktën 10 vjet” dhe tha se zakonisht do të thotë se ushtria ka marrë një “kërcënim të besueshëm aktiv”.