Kryeministrja daneze u sulmua në mes të kryeqytetit

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është sulmuar të premten nga një burrë në Kopenhagë, transmeton Portalb.mk. Nga zyra e kryeministres përmes një njoftimi për CNN thanë se “Frederiksen u godit nga një burrë të premten në mbrëmje në Kultorvet (shesh publik) në Kopenhagë”. Nga atje shtuan se Frederiksen “është e tronditur nga incidenti” dhe nuk kishte […]

Kryeministrja daneze u sulmua në mes të kryeqytetit
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen. Foto nga faqja e saj zyrtare në Facebook

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është sulmuar të premten nga një burrë në Kopenhagë, transmeton Portalb.mk.

Nga zyra e kryeministres përmes një njoftimi për CNN thanë se “Frederiksen u godit nga një burrë të premten në mbrëmje në Kultorvet (shesh publik) në Kopenhagë”.

Nga atje shtuan se Frederiksen “është e tronditur nga incidenti” dhe nuk kishte asnjë koment të mëtejshëm.

Gjithashtu është konfirmuar se sulmuesi është arrestuar nga policia daneze.

Ende është e paqartë nëse kryeministrja ka pësuar lëndime nga sulmi.

Për këtë rast kanë reaguar politikanë të ndryshëm në mbështetje të Frederiksen duke theksuar se dhuna nuk i përket  demokracisë.