Berisha i PDK-së: Informacioni i Konjufcës se do të ketë sulm nga ushtarët serb në Kosovë është shqetësues

Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë, është mjaftë shqetësuese. Sipas deputetit të PDK-së, plasimi i një informacioni të tillë bëhet nga njëri prej tre akterëve kryesor të shtetit, ku kanë informatën e drejtpërdrejtë nga mekanizmat e […]

Berisha i PDK-së: Informacioni i Konjufcës se do të ketë sulm nga ushtarët serb në Kosovë është shqetësues
berisha-i-pdk-se:-informacioni-i-konjufces-se-do-te-kete-sulm-nga-ushtaret-serb-ne-kosove-eshte-shqetesues

berisha-i-pdk-se:-informacioni-i-konjufces-se-do-te-kete-sulm-nga-ushtaret-serb-ne-kosove-eshte-shqetesues


Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë, është mjaftë shqetësuese.

Sipas deputetit të PDK-së, plasimi i një informacioni të tillë bëhet nga njëri prej tre akterëve kryesor të shtetit, ku kanë informatën e drejtpërdrejtë nga mekanizmat e vendit.

“Ne si Komision nesër do të mblidhemi, kështuqë nuk ka pasur ndonjë thirrje urgjente për të debatuar një temë të tillë. E dyta, një informacion i tillë është shqetësues të plasohet nga kryetari i Kuvendit, sepse konsiderohet ndër tre personalitetet kryesore që duhet ta kenë informatën e drejtpërdrejtë nga mekanizmat e sigurisë së vendit”, tha ai.

Ndonëse Berisha nuk mendon që një gjë e tillë mund të ndodhë, që serbët mund të sulmojnë në Kosovë.

“Ajo që unë mendoj, sado që në Serbi mund të ketë të tilla lëvizje, përgatitje, stërvitje etj.., nuk besoj se kanë mundësi të sulmojnë në Kosovë nëqoftëse këtu ka një KFOR, një forcë të Kosovës të anëtarësuar nga NATO-ja e cila me rezolutë ndërkombëtare ka mandatin e garantimit edhe të sigurisë së vendit”, tha Berisha.