“Berisha ka bërë listat e drejtuesve, por ti Flamur i ke fryrë në vesh”, Murrizi debat në Këshillin e PD: Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u votuan, diversantë

Kanë vijuar debatet në mbledhjen e Këshillit të PD me dyer të mbyllura. Mësohet se Myslym Murrizi ka pasur një përplasje me Flamur Nokën, ku nuk kanë lënë pa përfshirë dhe Gazmend Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj. Debati: -Murrizi: Do merziteni nga ajo qe do them, por se kam problem. Berisha tha “sulm” por ne e [...]Read More...

“Berisha ka bërë listat e drejtuesve, por ti Flamur i ke fryrë në vesh”, Murrizi debat në Këshillin e PD: Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u votuan, diversantë

Kanë vijuar debatet në mbledhjen e Këshillit të PD me dyer të mbyllura. Mësohet se Myslym Murrizi ka pasur një përplasje me Flamur Nokën, ku nuk kanë lënë pa përfshirë dhe Gazmend Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj.

Debati:

-Murrizi: Do merziteni nga ajo qe do them, por se kam problem. Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me te kuqe. Me cfare ta bejme sulmin, me mbrojtes? Kush ka gjujt nga ju?

Berisha i ka bere listat e drejtuesve politik por ke qene ti Flamur qe i ke fry ne vesh. E kemi pare ne media me kohe listen e drejtuesve te qarqeve. Agroni Gjekmarkaj ka thene do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha.

Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund te motivohen demokratet? Ne e nisem Foltoren qe te kete vlere vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhen me vote. Erdhen si te bashkuar ne diversitet e na u bene diversante. Te vijne te votohen.

Murrizi-Bardhit: Pse se ke cuar emrin e Berishes si anetar i Grupit Parlamentar?

Bardhi: Nuk eshte e vertete, eshte derguar ne maj.

Murrizi: Pse drejtuesit politik mos te votoheshin? A do ngjisni ju neper qarqe? Duhet te jemi te ndershem me anetaresine. Nese Berisha do te jete i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetaret. Gjysma e ketyre qe do marrin mandatet do te perjashtojne ty prap (Nokes). Si hyjme në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen, na e sqaroni.

-Paloka: Qellimi yne te mundesojme qeveri teknike. Askush s’ja u ka hequr te drejten e fjales.

-Noka: PD ka si baze debatin e brendshem. Debati eshte i shendetshem dhe i domosdoshem. Cdo demokrat kudo te jete ka te drejte te flase dhe ne do ta degjojme./abcnews.al