“Listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura”, Çupi: Teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla nuk na çon askund

Dakordësia për votën e diasporës u arrit javën e shkuar por këtë të mërkurë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dolën me një draft të përbashkët edhe për formulën e shpërndarjes së mandateve në parlament. Drafti parashikon që lista të jetë e mbyllur në 1/3 e saj dhe e hapur në 2/3. Analisti Frrok Çupi ka [...]Read More...

“Listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura”, Çupi: Teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla nuk na çon askund

Dakordësia për votën e diasporës u arrit javën e shkuar por këtë të mërkurë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dolën me një draft të përbashkët edhe për formulën e shpërndarjes së mandateve në parlament. Drafti parashikon që lista të jetë e mbyllur në 1/3 e saj dhe e hapur në 2/3.

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në “Special Report” se listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura.

Ai theksoi se teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla, është një teori që nuk na çon askund dhe krijon një amulli të jashtëzakonshme.

“Duhet një kontroll, një qeveri stabili. Ajo teoria e pjesëmarrjes së partive të vogla, është një teori që nuk na çon askund. E kemi provuar dhe na krijuar një amulli të jashtëzakonshme. Teoria e tillë është copëzimi i parlamentit dhe një qeveri shumë e dobët.

Partia e vogël ka mbetur vetëm në Shqipëri. Ato në teorinë e politikës botërore quhen parti të reja, edhe pse nuk janë të reja, janë 30 vjeçare dhe të padobishme.

Dua të them një gjë, që në raport me listat e hapura dhe të mbyllura është e njohur botërisht se listat e mbyllura janë më demokratike se sa listat e hapura”, u shpreh Çupi./abcnews.al