Çitaku komenton përplasjen Qeveri – Presidencë: Edhe Osmani është fajtore

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se reagimi i presidentes, Vjosa Osmani ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës është befasues. Kjo pasi sipas saj, Qeveria Kurti ka bërë gabime edhe më të mëdha dhe Osmani nuk ka […]

Çitaku komenton përplasjen Qeveri – Presidencë: Edhe Osmani është fajtore
citaku-komenton-perplasjen-qeveri-–-presidence:-edhe-osmani-eshte-fajtore

citaku-komenton-perplasjen-qeveri-–-presidence:-edhe-osmani-eshte-fajtore

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se reagimi i presidentes, Vjosa Osmani ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës është befasues.

Kjo pasi sipas saj, Qeveria Kurti ka bërë gabime edhe më të mëdha dhe Osmani nuk ka reaguar fare.

“Reagimi i presidentes sot ishte pak befasues, sepse ka bërë kjo ministre dhe kjo Qeveri gabime shumë më të mëdha se aq dhe nuk kemi dëgjuar as edhe një deklarim nga ana e presidentes. A do të thotë kjo se atëherë kanë qenë të koordinuar e tash jo?…po flas për faktin se Kosova është nënsanksione, fal vendimeve të papërgjegjshme të Qeverisë, Kosova sot është në listë me Rusinë dhe Bjellorusinë, pra nuk kemi dëgjuar asnjë kritike nga presidentja për këto vendime…pas një heshtje shumë të gjatë ajo reagojë”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Tutje, ajo ka thënë se Osmani nuk është papërgjegjësi dhe se kjo situatë sipas saj, nuk ka pikur nga qielli.

“Nuk po them se është shumë i padrejtë, por është thjeshtë pak e pabesueshme të mendohet që në vitin 2024 ka mungesë të koordinimit për shkak të distancës fizike. Nuk është pa përgjegjësi nga presidentja, kjo situata e fundit nuk është që na ka pikur nga qielli.”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Osmani, e ka quajtur qesharake deklarimin e kryeparlamentarit, i cili ka thënë se mosinformimi i Presidencës për letrën që ministrja e Jashtme e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, kishte ndodhur paqëllimshëm “për shkak të largësisë”.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga Presidenca është thënë se arsyetimi i kryetarit të Kuvendit është i paarsyeshëm, pasi siç thuhet në deklaratë ka pasur edhe raste të tjera kur dakordimet mes liderëve janë bërë përmes edhe përmes komunikimit në distancë.