Dakordësi për Kodin Zgjedhor. Palët: 2/3 e listave zgjedhore e hapur, 1/3 e deputëteve i caktojnë kryetarët

Një tjetër marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u vulos, mbrëmjen e së mëkurës në Kuvend. Pas shumë xhirove bosh të bëra vitet e fundit, fillmisht me Komisionin e Posaçëm, që nuk arriti asnjë produkt, PS dhe PD-ja arritën të formulojnë një draft të përbashkët për votën e diasporës dhe formulën që përcakton hyrjen [...]Read More...

Dakordësi për Kodin Zgjedhor. Palët: 2/3 e listave zgjedhore e hapur, 1/3 e deputëteve i caktojnë kryetarët

Një tjetër marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u vulos, mbrëmjen e së mëkurës në Kuvend.

Pas shumë xhirove bosh të bëra vitet e fundit, fillmisht me Komisionin e Posaçëm, që nuk arriti asnjë produkt, PS dhe PD-ja arritën të formulojnë një draft të përbashkët për votën e diasporës dhe formulën që përcakton hyrjen e deputetëve në parlament.

Formula që mori votën pro të PS dhe PD në Komisionin e Ligjeve, për të kaluar më pas në seancë parlamentare, parashikon një hapje të pjesshme të listës së kandidatëve për deputetët.

Sërish pjesa më e madhe e atyre që do të hyjnë në parlament do të vijë si përcaktim i kryetarëve të partive, pasi vetëm për 2/3 e saj do të votohet dhe do të shkojnë në Parlament, si preferencë e zgjedhjësve.

Nëse marrim shembullin e e Tiranës. Ky qark është aktualisht me 36 mandate. Ky numër pjestohet për 3 dhe rezultati është që 12 emrat e parë përcaktohen nga kryetari. Në rastin e PS-së, në 2021 ka marr 18 mandate në Tiranës, 12 janë në listën e fiksuar dhe 6 dalin nga preferenca e votuesve. Pra zgjedhësit do të votojnë mes 24 kandidatëve në listë, kush merr më shumë vota, siguron hyrjen në parlament.

Vota e Diasporës është një tjetër dakorësi e arritur më parë dhe nuk pati surpirzë. Do të votojnë të gjithë ata shqiptarë që janë jashtë vendit dhe që do duan të ushtojnë të drejtën e votes, që po u mundësohet për herë të parë.

Votimi nga jashtë do të kryhet përmes postës dhe i është lënë në dorë KQZ të vendosi se cilin shërbim postar do e mundësojë votën nga jashtë.

I vetmi që votoi kundër në Komisionin e Ligjeve ishte deputeti Enkelejd Alibaj.

Pesha numerike e zërave kundër sidoqoftë nuk e pengon votimin në Parlament, të premten. Bashkimi i votave të Partisë Socialiste me Partinë Demokratike e mundojnë votimin në Parlament lehtësisht./abcnews.al